Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi sot SOS fshatin e fëmijëve në Prishtinë dhe kaloi disa momente me fëmijët dhe drejtuesit e këtij institucioni.
Presidentja Jahjaga gjatë kësaj vizite u njoftua me funksionimin dhe problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion.
Duke vazhduar traditën e mbështetjes për SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë, Presidentja Jahjaga u dha fëmijëve dhurata me rastin e festës së Vitit të Ri, ndërsa punonjësve ju shprehu mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhshëm dhe për kujdesin që po tregojnë për fëmijët që janë nën përkujdesje të këtij institucioni.
Presidentja Jahjaga sot vizitoi edhe organizatën Down Syndrome Kosova, ku u takua me drejtuesit dhe me fëmijët e grupmoshave të ndryshme të prekur nga ky sindrom.
Presidentja shprehu mirënjohje për punën e drejtuesve të kësaj organizate duke ju ofruar mbështetjen e plotë institucionale për angazhimin e tyre në realizimin e plotë të të drejtave të fëmijëve të prekur nga Down Syndrom.
Me rastin e festes së Vitit të Ri, Presidentja Jahjaga fëmijëve me Sindromin Down ju shpërndau dhurata.