Lajmet e fundit

Jahjaga: Të mbijetuarat e dhunës gjatë luftës të mbrohen me ligj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga pati një takim me Drejtoreshën e QendrësKosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti dhe një grup të viktimave civile të luftës të cilat marrin shërbime nga kjo qendër.

Presidentja Jahjaga përgëzoi punën e kësaj Qendre, duke shprehur përkushtimin institucional për viktimat civile të luftës dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ajo theksoi nevojën e mbështetjes institucionale dhe shoqërore për trajtimin me dinjitet për kategoritë më të ndjeshme të luftës dhe shprehu vlerësimin më të lartë për sakrificën e tyre.

Sipas një komunikate të Presicencës, Jahjaga shprehu falënderimin e saj për përkrahjen e vazhdueshme të kësaj qendre dhe të të gjithë organizatave joqeveritare të grave që i kanë dhënë viktimave civile dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, duke theksuar se institucionet dhe e gjithë shoqëria duhet të punojnë së bashku për të garantuar rehabilitimin, riintegrimin dhe risocializimin e tyre.

Presidentja Jahjaga shprehu përkushtimin e institucioneve të vendit për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ofruar shërbimet e parapara me ligjet e vendit për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.