Lajmet e fundit

Jahjaga: Të zhdukurit plaga më e rënd e luftës

për Evropë dhe Azi Qendrore, Laurent Corbaz.

Jahjaga e ka falënderuar Cozbrah për ndihmën që Kryqi i Kuq i ka dhënë institucioneve të Kosovës  “dhe në veçanti për ndihmën që i ka dhënë Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur dhe për rolin ndërmjetësues që ka luajtur në takimet e grupeve të përbashkëta punuese të Kosovës dhe të Serbisë, për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, njofton Presidenca, raporton lajmi.net.

Presidentja ka theksuar rëndësinë “që ka trysnia e institucioneve ndërkombëtare mbi institucionet e Republikës së Serbisë, që ata të ndajnë me institucionet e Republikës së Kosovës informacionet që kanë për vendndodhjen e trupave të të zhdukurve”.

Jahjaga konfirmoi angazhimin e institucioneve kompetente për ndriçimin e fatit të të gjithë personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë, pa dallim të përkatësisë etnike, gjinore apo fetare.

Ajo theksoi se “fati i 1 mijë e 650 qytetarëve të Kosovës ende të zhdukur, mbetet njëra ndër plagët më të rënda të luftës, prandaj edhe i ftoi të gjithë miqtë ndërkombëtarë që të shtojnë angazhimin për zgjidhjen e kësaj çështjeje tepër të ndjeshme”.

Ndërkaq, drejtori rajonal i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Evropë dhe Azi Qendrore,  Laurent Corbaz e njoftoi Presidenten Jahjaga për aktivitetet e këtij komiteti në Kosovë, me theks në rolin që ka për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.