Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka vendosur që të thërras në takim liderët politik të vendit, për t’u konsultuar rreth zgjidhjes së krizës.
Ajo këtë vendim e ka marrë pas takimeve që ka zhvilluar me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.
“Mandati im është që të garantoj funksionimin e institucioneve. Tashmë ftesat për subjektet politike u janë drejtuar fillimisht në takime të ndara e pastaj me mirëkuptim në një tryezë të përbashkët”, ka thënë Jahjaga.
Ajo ka ftuar liderët politik që t’i përgjigjen ftesës.