Presidentja e vendit Atifete Jahjaga ka thënë sot në Shtime se me vizitat që po i bën komunave të Kosovës nuk është duke bërë fushatë.
“Nuk është fushatë dhe nuk ka qenë asnjëherë” ka shtuar ajo.
Ndërkaq, në pyetjen e Klan Kosovës se pse po realizohen këto takime në fund të mandatit të saj ajo është përgjigjur se vizita të tilla nëpër komuna të Kosovës ka realizuar edhe më parë.
Ndërkohë, kryetari i Shtimes, Naim Ismajli ka potencuar se kjo është hera e parë që e para e shtetit shkon në komunën që udhëhiqet nga ai për të realizuar takime pune.
Ndryshe, Jahjaga e ka vizituar Shtimen javën e shkuar, pas vërshimeve që ndodhën atje.
Shefja e shtetit e ka nisur të martën turneun e saj nëpër komunat e Kosovës.