Presidentja e vendit u ka bërë thirrje liderëve të partive politike që krizën ta zgjidhin nëpërmjet dialogut dhe brenda institucioneve shtetërore.Ajo ka vlerësuar se ende ka hapësirë të mjaftueshme për një takim të përbashkët, pasi rruga, dhuna dhe vandalizmi nuk janë zgjidhje.
Ftesa e presidentes për dialog politik ndërmjet liderëve partiakë është mirëpritur nga njohësi i proceseve politike, Afrim Hoti.
Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se ku është shansi i fundit që spektri politik të reflektojë.
“Nëse edhe kësaj radhe nuk i përgjigjen kësaj ftese, atëherë mendoj se pozita dhe opozita duhet të reflektojnë në anën e kundërt, që nënkupton se duhet të heqin dorë nga pushteti dhe të mendojnë për zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë Hoti. epoka