Ish kryeparlamentari dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi është shprehur se lëvizja për veprime konkrete është në duart e koalicionit qeverisës.
Sipas tij, kriza politike duhet të zgjidhet, në interes të Republikës së Kosovës.
“Qeveria duhet të tërhiqet nga istikamet e ngritura kundër opozitës e cila ka kërkesa tepër të qarta. Kërkesat e opozitës janë të interesit nacional, jo të interesit partiak. Dashuria ndaj të ardhmes së vendit duhet të triumfoj” ka shkruar Jakupi në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Ai është shprehur se kuptim tjetër nuk duhet të ketë politika e as angazhimi politik i individit.
“Sakrificat shekullore janë bërë për atdheun e jo individin. Kombi dhe atdheu mbi të gjitha” përfundon ky shkrim.