Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se edhe dy të rinj janë vrarë në luftimet në Siri. Siç mësohet dy pjesëtarët kosovarë të ISIS’it janë nga Prishtina.Gazeta nga burimet policore mëson se ende nuk janë njoftuar familjet…
Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se edhe dy të rinj janë vrarë në luftimet në Siri. Siç mësohet dy pjesëtarët kosovarë të ISIS’it janë nga Prishtina.
Gazeta nga burimet policore mëson se ende nuk janë njoftuar familjet për dy të vrarët.
Pjesëmarrja e shqiptarëve nga Kosova në luftërat e huaja përkrah grupit militant të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, vazhdon të jetë shqetësim për institucionet e Kosovës.
Deri më tash, numri i shqiptarëve nga Kosova që i janë bashkuar Shtetit Islamik ka shkuar në rreth 300.
Këshilltarja e lartë politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Shqipe Mjekiqi, ka deklaruar se janë diku 300 kosovarë të cilët kanë marrë pjesë në luftërat e huaja. Ajo thotë se kjo shifër, nuk nënkupton se ende janë kaq kosovarë duke luftuar atje.
“Janë diku 300 kosovarë të cilët kanë marrë pjesë në luftërat të huaja. Kjo shifër nuk do të thotë se [ata persona] janë ende atje, pra po flasim për një numër të cilët në një periudhë kanë qenë atje, e disa prej tyre ende vazhdojnë të mbeten në ato vatra lufte”, ka thënë Mjekiqi.