Lajmet e fundit

Japoni, autobusi bie në greminë, 14 të vdekur

Të paktën 14 persona kanë vdekur pasi autobusi që po barte një grup turistësh drejt një qendre skijimi, doli nga rruga dhe ra në humnerë në Japoninë qendrore.

Kryesekretari i kabinetit, Yoshihide Suga tha në një konference për shtyp në Tokio se 14 persona kanë humbur jetën, ndërsa 27 të tjerë janë plagosur. Ai ka thënë se Ministria e Brendshme po heton aksidentin.

Sipas mediave japoneze, thuhet se 19 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së premtes në afërsi të qytetit të Karuizawas në rajonin e Naganos, njëri nga destinacionet më popullore të skijimit. Në autobus gjendeshin 41 persona, përfshirë edhe dy drejtuesit.

Nga të dhënat e para besohet se të 39 turistët ishin në gjumë kur autobusi ra në greminë. (Tch)

Leave a Reply

Your email address will not be published.