Lajmet e fundit

Japoni, mbahet gara për profesionalistë funeralesh

Në Japoni është duke u mbajtur një panair tre-ditore që tërësisht i kushtohet vetëm shërbimeve funerale.
Kompania e funeraleve ‘Life Ending Industry Expo’ ka mirëpritur më shumë se 7,000 vizitorë në ditë, transmeton Gazeta Blic. Panairi është mbajtur në Tokio.

Një ndër ngjarjet më të pazakonta ishte gara për ‘nokan’, për ritualin e përgatitjes së trupit për varrim, i cili demonstron edhe jëetën që kishte kaluar i ndjeri. Garuesit fillimisht janë gjykuar nga pamja e jashtme, ndërsa më pas janë gjykuar edhe  gjatë procesit të punës, ndërsa fituesi është shpërblyer me një trofe dhe të holla, transmeton Gazeta Blic.
Në një tjetër garë janë shfaqur murgjit budistë dhe priftërinjët, të cilët kanë shfaqur aftësistë e tyre për të inkurajuar njerëzit që t’i kthehen funeraleve tradicionale.
Në panair, më shumë se 200 biznese që merren me organizmin e funeraleve kanë ekspozuar edhe urna luksoze.

Leave a Reply

Your email address will not be published.