Kryeministri japonez, Shinzo Abe, i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për bisedime për të arritur një marrëveshje paqësore.
Japonia dhe Rusia kurrë nuk e kanë nënshkruar traktatin e paqës pas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të kontestit territorial në lidhje me ishujt në veri, të cilat Japonia i quan ‘Territoret Veriore’, shkruan BBC.
Abe, që nga koha e zgjedhjes si kryeministër i Japonisë, në vititn 2012, ka bërë përpjekje që të arrijë progress në përmisimin e raporteve me Rusinë.