Lajmet e fundit
Japonia goditet nga shira të furishëm

Japonia goditet nga shira të furishëm

Disa zona të Japonisë janë në gjendje alarmi, pasi shirat e furishëm dhe përmbytjet po vazhdojnë për të dytën ditë me radhë.

Qindra-mijëra njerëz janë këshilluar që të largohen nga shtëpitë. Tash për tash, një person figuron i zhdukur.

Moti i ligë e prishi zhvillimin normal të komunikacionit dhe shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të tokës, lajmëruan mediat japoneze.

Autoritetet kanë bërë thirrje që mijëra banorë lokalë të evakuohen në tre prefektura bregdetare.

Për shkak të stuhive, janë ndërprerë dhjetëra fluturime dhe linja treni, ndërsa mbi rajonin e Tokios janë regjistruar të reshura të rrëmbyeshme.

Shërbimet meteorologjike paralajmëruar rrezik nga rëshqitja e tokës, dallgë të mëdha dhe vërshime të lumenjve në pjesën lindore dhe qendrore të Japonisë.

Tajfuni në këtë sezon ishte rreth 40 kilometra nga qyteti Tojohashi dhe ka lëvizur drejt veriut me shpejtësi prej 30 kilometrave në orë. Tojohashi gjendet në bregdet dhe rreth 280 kilometra në perëndim të Tokios.

Leave a Reply

Your email address will not be published.