Japonia, e cila ka pranuar vetëm 11 azilkërkues nga 5000 aplikues, do të dhurojë rreth 810 milionë dollarë ndihmë për refugjatët që largohen nga Siria dhe Iraku.
Kryeministri japonez Shinzo Abe, ndihmën e re do ta shpallë në Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të marten, transmeton Gazeta Blic. Kombet e Bashkuara, të premten kanë deklaruar se nuk e shohin asnjë lehtësim të rrjedhës së refugjatëve në Europë.
Ministria e Jashtme e Japonisë ka njoftuar se ndihmat do t’u jepen në mbështetje të refugjatëve siriane dhe komunitetit pritës në Liban, ndërsa një pjesë e tjetër e ndihmave do shkojë për vendet e Ballkanit Perëndimor, si Serbia dhe Maqedonia, të cilat janë duke u përballur me një fluks të madh të refugjatëve dhe emigrantëve, transmeton Gazeta Blic.