Gjatë javës në vijim masa të ftohta ajrore nga Europa qëndrore dhe veriore pritet të sjellin mot të ftohtë, me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu. Në vise malore mbi 1500m priten mundësi edhe për reshje bore. Temperaturat do të pësojnë zbritje nga 20C, të hënën deri në 9C gjatë mesit të javës, ndërkaq minimalet do të zbresin deri në 4C dhe 5C.
18.10.2015 – Ditëve të ardhshme masat e ftohta ajrore që ndodhen mbi Europën qëndrore dhe veriore gradualisht do të fillojnë të depërtojnë edhe në rajonin tonë. Një sistem frontal përgjatë kufirit jugor të këtyre masave, nga dita e hënë do të zhvendoset mbi rajon, duke sjellur edhe të reshura shiu, e në zona malore edhe mundësi për borë.
Në vendin tonë ky sistem pritet të kaloj gjatë ditës së martë dhe mërkurë, ku pritet të sjell mot të ftohtë, me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu, e gjatë ditës së enjte në zona malore mbi 1500m priten mundësi edhe për reshje bore.
Temperaturat do të pësojnë zbritje, me maksimale, nga 20C, të hënën deri në 9C dhe 11C, gjatë mesit të javës, e ato minimale pritet të zbresin deri në 4C dhe 5C.
Nga mbrëmja e ditës së martë era do të fryejë mesatarisht nga verilindja me shpejtësi 3-8m/s.