Këngëtarja Jennifer Lopez nuk duket bukur vetëm kur vesh fustanet seksi dhe grimohet në mënyrë perfekte. 46 vjeçarja është parë duke dalë për shoping në Los Angjelos me të dashurin e saj 28 vjeçar Casper Smart për të blerë dhuratat e fundit për festat e fundvitit. Ajo kishte të veshur trenerka dhe atlete ndërkohë që nuk kishte vënë aspak grim dhe kjo e bënte të dukej si një vajzë e re.