Arsyeja e dorëheqjes së tij është koalicioni i LDK-së me PDK-në, ku sipas tij, kjo e fundit është parti e pa ndershme dhe larg vizioneve të Lidhjes Demokratike.
Ja letra e tij e plotë:
‘’I nderuari Kryetarë i LDK-së z. Isa Mustafa
Unë Shefqet Avdimetaj, anëtar i LDK-së që nga themelimi i këij subjekti politik,vazhdimit të aktivitetit intensiv mbi 24 vjeqar ne Norvegji,Kryetarë i degës së LDK-së në Norvegji ne periudhen 1990-1994 dhe aktualisht nënkryetarë i kësaj dege, jap dorëheqje nga LDK-ja,nga të gjitha funksionet që kam pasur dhe anulojë qdo aktivitet nën ngjyren e LDK-së.
Arsyeja e dorëheqjes:
Arsyeja e dorëheqjes është shum e thjeshtë dhe e qartë:
Koalicioni qeverisës i LDK-së me PDK–në,sepse për mua PDK-ja është parti e pandershme dhe shum largë nga vizionet e mija që i krijova mbi 24 vite me LDK-në dhe Dr Rugoven.
Kontribova mbi 24 vite në radhet e LDK-së,prej momentin kur unë pranova që të hyjë në kët Parti politike dhe të njëjtin aktivitete vazhdova intensivisht në Norvegji.Unë jetoj dhe veprojë në Norvegji që nga viti 1988, me vlugun më të madh punova në kët drejtim dhe për kët ne periudhen 1990-1994 isha Kryetarë i Degës së LDK-së për Norvegji, ndërsa aktualisht jam nënkryetarë i kësa Dege.
Kam pasur bindje dhe shpresë se angazhimi dhe aktiviteti në LDK, është një mundësi për të kontribuar për luftimin e shum të këqijave që po ndodhin sidomos viteve të fundit në Kosovë, sikur edhe për dhënien e një shembulli të një qeverisje ndryshe, që kisha bindje te LDK-ja, e jo të ofrohet me PDK-në, e të bëj koalicion qeverisës me të, të cilen e kemi parë deri me tani, kur pranohen poste,të cilat pastaj keqëperdorohen në vazhdimësi.
LDK-ja që mori shum vota nga aktiviteti ynë në diasporë,aktualisht bëri koalicion me PDK-në, nga i cili unë distancohem, sepse për mendimin tim PDK-ja është në të gjitha mënyrat Parti e kriminalizuar dhe e poshtëruar.Unë si aktivist shumë vjeqarë kurrë nuk kam mundur ta paramendojë se një gjë të tillë mund ta bëjn udhëheqësit e LDK-së, pas një gabimi që e bëri Fatmir Sejdiu më parë.Nënshkrimi i Asociacionit te komunave serbe dhe i demarkacionit jan gjithashtu dy qështje me të cilat kurrësesi nuk mund te pajtohem.
Disa herë e kam thën se në LDK nuk kam hyrë për të marrë poste,por për të kontribuar në të mirën e vendit tim të dashur.
Meqenëse aktualisht LDK-ja i krijoj kët»komoditet» vetes në një koalicion me PDK-në duke dashur ta mbrojë nderin, vizionin dhe rrugen e trasuar nga Presidenti ynë Historik Dr Ibrahim Rugova , nga sot unë jap dorëheqje nga të gjitha funksionet në LDK.
Shefqet Avdimetaj
Ish Kryetarë dhe aktualisht Nënkryetarë i Degës së LDK-së për Norvegji”/parrotlla.net/