Lajmet e fundit

Jep dorëheqje nga LDK Refik Ramaj ish kandidati për kryetar komune në Vushtrri

Njëri prej eksponentëve të politikës së LDK-së në Vushtrri, dhe ish kandidati për kryetar komune, Refik Ramaj është dorëhequr nga LDK. Dorëheqjen e tij për portalin veriu.info e ka konfirmuar vetë Ramaj.
“Njoftoj aktivistët, simpatizantët dhe votuesit e LDK-së, se kamë dhënë dorëheqje nga të gjitha detyrat në LDK. Falënderojë aktivistët, anëtarësinë dhe simpatizantët e LDK-së për besimin dhe mbështetjen gjatë punës sime 25 vjeçare në LDK. LDK-së i uroj shumë suksese!”, thuhet në njoftimin e Refik Ramajt.
Në zgjedhjet e fundit për pushtetin lokal, Ramaj ishte kandidat i LDK-së për kryetar komune, ku në një garë të ngushtë me Muharrem Shabanin e AAK-së, nuk mundi të hyjnë në garën për balotazh. Po ashtu sipas burimeve të poralit veriu.info, ai më pas nuk ishte pajtuar me qëndrimin e kryesisë qendrore dhe të degës që të hyhet në koalicion me AAK-në, në garën e Balotazhit mes Bajram Mulakut të PDK-së dhe Muhrrem Shabanit të AAK-së.
Po ashtu në zgjedhjet e fundi të degës së LDK-së në Vushtrri, Ramaj ishte kandidat për kryetar dege ku ishte mundur nga kryetari i mëhershëm, Hysni Gërguri.
Por sipas burimeve të portalit veriu.info, nuk janë këto arsyet kryesore të dorëheqjes së Ramajt, i cili ka pakënaqësi edhe me trajtimin që udhëheqja e partisë së tij, ia ka bërë pas ardhjes në pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.