Lajmet e fundit
Jep dorëheqje rektori i universitetit “Haxhi Zeka”

Jep dorëheqje rektori i universitetit “Haxhi Zeka”

Naser Mrasori i cili deri më tani ushtronte detyrën e Rektorit në Universitetin “Haxhi Zeka” të Pejës, ka dhënë dje dorëheqje nga pozita e tij në këtë Universitet.

Gjatë një interviste për emisionin e mëngjesit në RTK, Mrasori foli shumë për universitetin dhe cilësinë që ka ky universitet.

Sipas tij, nga cilësia dhe stafi “Haxhi Zeka” është universiteti më i verifikuar në vend, duke përfshirë edhe Prishtinës.

“Ne jemi më cilësoret edhe me zhvillimin e projekteve. Nuk ka konkurrencë në regjion”, tha Mrasori.

Mrasori ka dhënë dorëheqje vetëm se ka vendosur të rikthehet në vendin e punës në Universitetin e Prishtinës, por nuk do ta lë anash as angazhimin në “Haxhi Zeka”.

“Unë ka hequr dorë vetëm nga detyra e rektorit. Unë do të jap kontributin tim ende për këtë universitet. Unë e kam përfunduar misionin tim. Unë do të kthehem në Universitet por do të jap kontributin tim në arsim”, ka thënë Mrasori.

Në vend të Mrasorit detyrën do të ushtrojë ish – zëvendës rektori Fadil Milaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.