Lajmet e fundit

Jep dorëheqjen drejtori i spitalit: Nuk do t’i shkarkoj kolegët!

Punonjësit e spitalit të Rrëshenit kanë nisur protestat ditën e sotme, pas njoftimeve për shkurtimeve në këtë spital. Infermierët dhe sanitarët e spitalit kanë ndërprerë punën duke protestuar kundër këtij vendimi, të cilin e cilësojnë të padrejtë.

Vetë drejtori i këtij spitali, Pjetër Ndoj ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë, pasi thotë se e ka patur të pamundur që të shkarkonte 30 persona njëherësh.

Ndërsa konfirmon dorëheqje, Ndoj thotë se “nuk mund të shkarkonte këta punonjës me të cilin punon prej 30 vitesh”.

Punonjësit e tjerë thonë së në këtë spital ka shumë pacientë, dhe sipas tyre shkurtimet janë të panevojshme.

“Nuk ka asnjë argument pse bëhet ky shkurtim. Edhe drejtori i spitalit u dorëhoq, sepse nuk zbatonte dot reformën”, thotë infermierët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.