Nëna e gazetarit japonez, të cilit i’u hoq koka nga militanti i Shtetit Islamik, i njohur si Xhihadisti John, është shprehur se nuk e duron dot të shoh asnjë ditë më shumë dhunë.
Junko Ishido, nëna e Kneji Goto, tha se ajo do të dëshironte një botë pa luftë, sikurse të tillë e dëshironte botën edhe djali i saj, transmeton Gazeta Blic.
“Unë dëshiroj që konfliktet të marrin fund, sikurse edhe biri im gjithmonë ka dashur që paqja të mbizotërojë në mbarë botën,” tha ajo.
Këto komente ajo i ka bërë në një intervistë telefonike për tranmsetuesin publik japonez NHK, pas lajmit për vrasjen e Xhihadistit John.
Në lidhje me vrasjen e dy qytetarëve japonez nga ISIS-it, qeveria japoneze ka deklaruar se është duke vazhduar hetimet në lidhje me vrasjen e tyre, transmeton Gazeta Blic.
Goto ishte nisur për në Siri në fund të tetorit të vitit 2014, vetëm disa javë pas lindjes së vajzës së tij dhe për pak kohë ai është zënë peng nga militantët e Shtetit Islamik.