Lajmet e fundit

Jevtic: Opozita po ndikon në ngadalësimin e Asociacionit

Ministri për Kthim, Dalibor Jetvtic ka thënë se opozita ka ndikuar edhe ngadalësimin e proceseve edhe asaj për krijimin e Asociacionit dhe dialogun e Brukselit.

Për vitin 2015, Ministria për Kthim dhe Komunitete, ka pasur buxhet 6.4 milion euro për kthimin e komuniteteve por edhe për sistemimin e të kthyerve.

Ministri për Kthim, Dalibor Jevtic ka thënë se gjatë vitit 2015 kanë qenë 79 incidente ku janë sulmuar te kthyerit por edhe vendet ku ata jetojnë, sipas tij, në Komunën e Klinës kanë qenë 17 incidente.

Jetvic, vitin 2015 e ka quajtur vit te sfidave duke ju referuar edhe zhvillimeve politike por edhe incidenteve në vendet ku ka pasur të kthyer.

“Në vitin 2015 kemi pasur sfida politike dhe çfarë ka bërë opozita kjo ka ngadalësuar edhe krijimin e asociacionit edhe dialogun e Brukselit në përgjithësi marrëveshja e koalicionit është zbatuar 50% bashkë me LDK dhe PDK”, ka thënë Jevitc, në një konferencë për media, transmeton Gazeta Tribuna.

Sipas tij, marrëveshja parasheh edhe buxhet më shumë për ministrinë tonë por këto kërkesa nuk janë mbështetur nga Qeveria.

Leave a Reply

Your email address will not be published.