Lajmet e fundit

Johanes Hahn më 6 nëntor i drejtohet Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka konfirmuar mbajtjen e seancës të hënën ku pritet ratifikimi i MSA-së, por që nuk ka dhënë ndonjë arsye se pse është shtyrë seanca që ishte paraparë për atë ditë në ora 13:00.

Veseli ka thënë se komisionari për fqinjësi të mirë, Johanes Hahn do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës.

Kryetari Veseli në lidhje me pankartat e Vetëvendosjes, të shpalosura sot gjatë fjalimit të presidentit austriak Fischer, transmeton Koha.net.

“Aksioni i Vetëvendosjes sot është punë e tyre”, tha Veseli, duke shtuar edhe një detaj.

“Presidenti austriak nuk e ka shikuar fare transparentin e VV-së, ai më pyeti më pas se çfarë shkruate aty”, shtoi Veseli.

Ai tha se Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punën e rregullt me agjendën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.