Lajmet e fundit

Johannes Hahn viziton Shkupin

14 apo 15 janari janë dy datat e mundshme të vizitës së komisionerit evropian për zgjerim Johannes Hahn në Shkup.

Nga Komisioni Evropian nuk deshën të japin detaje për datat e vizitës, por vetëm konfirmuan se ai pritet të qëndrojë në Shkup këtë muaj.

Hahn për vizitë në Maqedoni vjen për të inspektuar zbatimin e deritanishëm të Marrëveshjes së Përzhinos si dhe të shohë, nëse ka përparim në zbatimin e reformave me prioritet urgjent të cilat Brukseli i kërkoi para disa muajve.

Disa ditë para tij, në Shkup për vizitë do të qëndrojnë tre euro-deputetët Eduard Kukan, Ivo Vajgël dhe Riçard Hovit, të cilët duhet ta përshpejtojnë procesin e zbatimit të marrëveshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.