Lajmet e fundit

John Kerry pranon qëndrimin rus, ‘Assadi mund të qëndrojnë në pushtet edhe për një kohë’

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka pranuar kërkesën e Rusisë që e ardhmja e presidentit sirian Bashar al-Assad të përcaktohet nga populli sirian.

“Shtetet e Bashkuara dhe partenerët tanë nuk janë duke kërkuar ndryshim regjimi,” tha Kerry para gazetarëve në Moskë, transmeton Gazeta Blic.
Ai përsëriti edhe njëherë qëndrimin amerikan se Assadi, i akuzuar nga perëndimi për përdorim të armëve kimike dhe për shkelje të të drejtave njerëzore, nuk mund të qëndrojë në pushtet.
Por, pas një dite diksutimesh me Presidentin rus, Vladimir Putin, Kerry tha se fokusi nuk është ‘në dallimet tona se çfarë mund apo nuk mund të bëhet menjëherë për Asadin’.
“Përkundrazi, do të ishte një lehtësim për procesin e paqes nëse qytetarët sirianë vendosin rreth të ardhmes së tyre në Siri,” tha Kerry, transmeton Gazeta Blic.
“Askush nuk duhet të detyrohet të zgjedhë mes një diktatori dhe rrënimit nga terroristët,” tha Kerry, megjithatë, edhe njëherë ai e ka përshkruar kërkesën e opozitës siriane rreth largimit të Assadit.
Nga ana tjetër, Rusia vazhdon të mbetët përkrahëse e Assadit, ndërsa gjatë takimit me Sekretari amerikan i Shtetit, Vladimir Putin ka theksuar se ‘vetëm populli sirian mund të vendosë mbi të ardhmen e Assadit’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.