Lajmet e fundit

John Kerry: SHBA-ja dëshiron të shmangë ‘shkatërrimin total’ të Sirisë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë duke punuar që të shmangin ‘shkatërrimin total’ të Sirisë, ndërsa ka paralajmëruar se në ditët e ardhshmë do të ketë takim me udhëheqësit rusë, sauditë dhe turkë, në të cilin takim do të debatohet për dhënien fund të konfliktit në Siri.

“Ditët në vijim do të takohemi me udhëheqësit e Rusisë, Turqisë, Arabisë Saudite dhe Jordanisë, ku do të diskutojmë për mundësitë e dhënies fund konfliktit në Siri,” tha ai, transmeton Gazeta Blic.

Sipas asgjensisë së lajmeve ruse NIA, takimi me John Kerry dhe ministrit të jashtëm rus dhe atij të Arabisë Saudite do të mbahet së shpejti dhe pritet që të mbahet në Vjenë.

Deri me tani rreth 12 milionë sirianë kanë braktisur vendin e tyre.
“Niveli i migrimit në Europë është i rrezikshëm në shumë aspkete,” tha Kerry. “Kërcënimi se në Europë mund të hyjnë edhe më shumë refugjatë, mund të jetë shumë i saktë, nëse vazhdon dhuna në Siri.”
Ai gjithashtu  shtoi se ka frikë nga pasojat e sulmeve ajrore ruse në Siri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.