Lajmet e fundit
Jonas Brothers fshijnë Twitterin e tyre

Jonas Brothers fshijnë Twitterin e tyre

Grupi Jonas Brothers ka shtuar edhe më shumë spekulimet për ndarjen e tyre pasi kanë fshirë llogarinë e tyre në rrjetin social “Twitter”.Treshja e përbërë nga vëllezërit, Kevin, 25, Joe, 24, dhe 21-vjeçi Nick- së fundmi kanë anuluar koncertin e tyre të ardhshëm në Amerikë, pas raportimeve se ata kanë pasur mosmarrëveshje ndërsa sot (e enjte) pas mbylljes së llogarisë, ata kanë shtuar edhe më shumë spekulimet për ndarjen e tyre.

Jesse Derris, zëdhënësja e grupit, që është formuar në vitin 2005, ka thënë se, “Ka përçarje brenda bendit pasi ata nuk po merren vesh se cili prej tyre do të drejtojë grupin”.

 

Një burim ka shtuar: “Nuk ka mosmarrëveshje personale, çdo gjë ka të bëjë me muzikën. Ata janë vëllezër dhe e duan njëri tjetrin ndërsa ende janë duke biseduar për problemet e tyre”

Leave a Reply

Your email address will not be published.