Lajmet e fundit
Jordania mbështet Kosovën për anëtarësim në UNESCO

Jordania mbështet Kosovën për anëtarësim në UNESCO

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, në kuadër të aktiviteteve me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u takua në Nju-Jork me mbretin Abdullah II të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në procesin e njohjeve ndërkombëtare për Kosovën, në fushën e ekonomisë dhe atë të sigurisë.

Jahjaga ka falënderuar mbretin Abdullah për mbështetjen e vazhdueshme të Jordanisë në procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, duke vlerësuar ndihmën e Jordanisë si një ndër partneritet më të rëndësishme të Kosovës në Lindjen e Mesme. Jahjaga ka kërkuar ndihën e Jordanisë për të bashkërenduar me sukses procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO.

Në takim Jahjaga gjithashtu ka theksuar domosdoshmërinë e bashkërendimit të shteteve partnere në përgjigjen e përbashkët ndaj kërcënimeve ekstremiste. Ajo ka vlerësuar se shtetet duhet të ndajnë përvojat dhe të bashkojnë përpjekjet për të adresuar këtë kërcënim global.

Mbreti Abdullah II i Jordanisë ka vlerësuar lart marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Ai ka theksuar se ndihma e Jordanisë për Kosovën do të vazhdojë dhe Jordania do të shtojë përpjekjet në politikën e jashtme për ta mbështetur Kosovën në procesin e njohjeve por edhe në procesin e anëtarësimit në UNESCO, përmes shteteve me të cilat ka marrëdhënie të mira bilaterale, thuhet në njoftimin e zyrës për media të Presidencës./KosovaPress/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.