Ish- drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi ka reaguar pas vendimit të Këshillit Drejtues të UP-së për shkarkimin e rektorit Ramadan Zejnullahu. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se vendimin përfundimtar e merr ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.
Lexojeni të plotë shënimin e tij:
Shkarkimi i Rektorit Zejnullahu është lajm shumë i keq për UP-në!
Megjithatë, konsideroj që beteja ende nuk ka përfunduar, meqë rektori mund ta shfrytëzojë nenin 32 të Statutit të UP-së, i cili i jep rektorit të drejtë ankese në ministri kundër vendimit të KD-së dhe pastaj vendimi i ministrit është përfundimtar.