Lajmet e fundit

Jusuf Thaçi: Ja pse jemi në këtë situatë!

Ish- drejtori për arsim në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi ka theksuar se e tëra që po ndodh në Kosovë, është për shkak se kemi një „super-etni“. Sipas tij, për shkak të kësaj superetnike, nuk mund të ketë as shtet, as pavarësi, as republikë, as demokraci…

Ky është shënimi i tij i plotë në Facebook:

Po e harrojmë thelbin!
E kam një lutje për të gjithë, institucionet e subjektet politike, pozitën e opozitën, mediat e opinionistët, shoqërinë civile e qytetarët:
Aman mos shpikni e mos fabrikoni të mirë e të këqinj, të drejtë e të padrejtë, patriotë e tradhtarë, miq e armiq, fajtorë e shkaktarë për gjendjen dhe situatën ekzistuese të tensionuar në Kosovë.
Shkaktari qenësor, fillestar dhe i vetëm i situatës aktuale në Kosovë është statusi i “super-etnisë” që u është dhënë serbëve në Kosovë.
Derisa në një vend ka “super-etni”, sigurisht që aty nuk mund të ketë as shtet, as pavarësi, as republikë, as demokraci, as stabilitet, as drejtësi e as barazi.
Po nuk e adresuam dhe po nuk e zgjidhëm këtë problem si duhet, e tashmja do të vazhdojë dhe s’ka për t’i lënë vend të ardhmes!

Leave a Reply

Your email address will not be published.