Njëri nga drejtuesit e PDK-së në komunën e Gjakovës, Artan Nimani, të cilit nëpër rrjetet sociale iu publikua një bisedë me Memli Krasniqin, ku planifikohej të sulmohej “opozita”, i ka mohuar këto biseda. Ai në një deklaratë për Gazetën Blic ka theksuar që ka që tre vjet që s’ka komunikuar me ministrin Memli Krasniqi.
“As tash telefonin s’po ma hap”, ka theksuar ai për Gazetën Blic.
Sipas tij, këtë ia ka montuar ndokush.
“Rastin e kam denoncuar edhe në Polici”, ka thënë Nimani.
Ndërkohë, në këtë bisedë, që Nimani pretendon që është e montuar, ndër të tjera Memli Krasniqi i kërkon këtij të fundit që të fillohet një fushatë ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për t’i nxitur njerëzit që kreun e opozitës ta sulmojnë në këtë pikë.