Lajmet e fundit

“Ka pasur emra të tjerë për një kandidat më të pranueshëm se Selvete Gërxhaliu”

Analisti i çështjeve politike, Naim Rashiti ishte i ftuar në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës.

Rashiti ka folur për dekretimet e gjyqtarëve Gresa Caka-Nimani dhe Selvete Gërxhaliu nga ana e presidentes Atifete Jahjaga.

Dekretimi i gjyqtares Gërxhaliu ka nxitur shumë reagime ku KMDLNJ kishte kërkuar të mos dekretohet duke pretenduar se votimi është mbështetur politikisht.

Për këtë Rashiti ka thënë se ka mundur të ketë edhe emra të tjerë që do të ishin më të pranueshëm dhe nuk do të nxisnin kaq shumë reagime.

“Presidentja është dëshmuar se ka kujdes, pa hyrë në përgaditjen profesionale të Gjykatës në fjalë se nuk e di”.

“Besoj se ka pasur emra mjaft për të zgjedhur një kandidat më të pranueshëm për të gjithë”.

Sipas tij, kontestimi i institucioneve po rritet.

“Sot psh lexova se Asociacioni i historianëve të Deçanit jepte ultimatum kryetares së Gjykatës për dorëheqje dhe kjo tregon për kontestimin e institucioneve”.

Analisti politik ka folur edhe lidhur me protestën e opozitës që ka paralajmëruar për datën 9 janar e sipas tij, opozita nuk mund të thirret më me Asociacionin.

“Me 9 janar, opozita nuk mund të thirret më me Asociacion ose Zajednicën sepse këtë e ka zgjedhur Gjykata Kushtetuese”.

Sipas Rashitit, fakti se Gjykata ka thënë se Asociacioni nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës është përgjegjësi politike dhe juridike për të cilën ai do të duhej të reflektonte por sipas tij nuk është më nevoja të protestohet për këtë.

“Pres që njerëzit të mos i bashkëngjiten opozitës në protesta për këtë çështje”.

Sa i përket dhunës, Rashiti thotë se mund të pritet.

“Dhunë të tillë cfarë kemi pa, besoj se do të shohim edhe me 9 janar”.

Njohësi i çështjeve politike ka thënë se kjo periudhë ka dëshmuar se “ka mungesë seriozë të përcaktimit të institucione në raport me shtetndërtimin”.

“Ky është rreziku i degradimit të shtetndërtimit, nëse nuk ka një përcaktim më të fuqishëm do të shohim zvarritje, ngecje apo zgjidhje gjysmake”.

“Ndërlidhet me zgjedhjen e presidentit, kjo është marrëveshje politike, mund të ketë ndryshime në moment të fundit mes dy partnerëve besoj që do të kemi vonesa, shihet se Thaçi ka votat për tu bërë president dhe deri në moment të fundit nuk dihet”.

 

Untitled-44

Leave a Reply

Your email address will not be published.