Votuesit kosovarë duhet t`i ruhet fshehtësia e votës, por veprimet e tij brenda kabinës së votimit duhet të shihen nga komisionarët dhe vëzhguesit. Kjo do të pamundësonte fotografimin e votës dhe ndërrimin e fletëvotimit, dy anomali që duket t`i kenë përcjellë edhe zgjedhjet e 3 nëntorit.
Këtë konstatim e ka bërë instituti “Democracy for Development”, që hulumton shumë rreth zgjedhjeve në Kosovës. Analisti i D4D-së Selatin Kllokoqi ka thënë në një intervistë për Tribunën se pos kthimit të kabinave kah komisionarët janë edhe disa veprime tjera që duhet bërë.
Ai ka shpjeguar blerjen e votës nëpërmjet sistemit bullgar derisa ka thënë se është lehtë të gjendet se për çfarë arsye 100 mijë fletëvotime janë të pavlefshme(Tribuna).