Lajmet e fundit

Kada-Bujupi: 17 shkurti fundi i kësaj Qeverie (Video)

donika ne rrokumDeputetja e AAK Kada-Bujupi tha se opozita është gati me një platformë opozitare për veprimet e tyre pas protestës se 17 shkurtit.
“Kjo Qeveri krejt popullin e ka kundër”, vlerësoi deputetja Kada-Bujupi në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum..
Sipas Kada-Bujupi, 17 shkurti ka me qenë fillimi i fundit i kësaj Qeverie.
“Grafitet që janë në Skenderaj e Drenas tregojnë se populli atje ka filluar të reflektojë drejt”.
Sipas saj, veprimet e Thaçit i kanë degraduar të gjitha sferat e shtetit.
“E vetmja sfere që ka shënuar zhvillim është ajo e korrupsionit”.
Për të, Kosovës kishte me ju bë keq edhe njëherë nëse Thaçi zgjidhet President.
“E kemi fituar betejën e parë, e kemi dëshmuar se kur bahet bashkë populli fitohet kauza”, vlerësoi Kada-Bujupi.
“Ka me u zgjeruar gjithçka”, tha deputetja duke folur rreth protestës së thirrur nga opozita. Ajo tregoi se opozita është duke formuar Platformën opozitare, për të cilën tha se është ende në procesin e përpilimit.
Kada-Bujupi tha se janë duke bërë renovime në bufe të Kuvendit ku, sipas saj, Thaçi po planifikon aty të zgjidhet President.
“Nuk mundesh me qenë President i vendit, derisa nuk mundesh me u zgjedh nga salla plenare”.
Në pyetjen, se a do të mundet opozita të ndaloj këtë, ajo tha se opozita do ta parandaloj në të gjitha format. Madje ajo shtoi se do të bëjnë thirrje qytetarëve për përkrahje, nëse Thaçi tenton me u zgjedhe President nga salla alternative.
Konsideroj se po t’i kishte numrat, deri tash kishte me u zgjedhe President, dhe konsideroj se po i nënshtrohet shumë Lista Srpska.
“Koncesionet që po i bën kjo Qeveri me Listen Srpska dhe me marrëveshjet e dëmshme për vendin, kanë shkuar shumë larg”, tha Kada-Bujupi, gjithashtu tha se për shkak të Listes Srpska ende nuk ka ardh ligji për ushtrinë në Kuvend.
Deputetja e AAK Kada-Bujupi tha se opozita është gati me një platformë opozitare për veprimet e tyre pas protestës se 17 shkurtit.
“Kjo Qeveri krejt popullin e ka kundër”, vlerësoi deputetja Kada-Bujupi në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum..
Sipas Kada-Bujupi, 17 shkurti ka me qenë fillimi i fundit i kësaj Qeverie.
“Grafitet që janë në Skenderaj e Drenas tregojnë se populli atje ka filluar të reflektojë drejt”.
Sipas saj, veprimet e Thaçit i kanë degraduar të gjitha sferat e shtetit.
“E vetmja sfere që ka shënuar zhvillim është ajo e korrupsionit”.
Për të, Kosovës kishte me ju bë keq edhe njëherë nëse Thaçi zgjidhet President.
“E kemi fituar betejën e parë, e kemi dëshmuar se kur bahet bashkë populli fitohet kauza”, vlerësoi Kada-Bujupi.
“Ka me u zgjeruar gjithçka”, tha deputetja duke folur rreth protestës së thirrur nga opozita. Ajo tregoi se opozita është duke formuar Platformën opozitare, për të cilën tha se është ende në procesin e përpilimit.
Kada-Bujupi tha se janë duke bërë renovime në bufe të Kuvendit ku, sipas saj, Thaçi po planifikon aty të zgjidhet President.
“Nuk mundesh me qenë President i vendit, derisa nuk mundesh me u zgjedh nga salla plenare”.
Në pyetjen, se a do të mundet opozita të ndaloj këtë, ajo tha se opozita do ta parandaloj në të gjitha format. Madje ajo shtoi se do të bëjnë thirrje qytetarëve për përkrahje, nëse Thaçi tenton me u zgjedhe President nga salla alternative.
Konsideroj se po t’i kishte numrat, deri tash kishte me u zgjedhe President, dhe konsideroj se po i nënshtrohet shumë Lista Srpska.
“Koncesionet që po i bën kjo Qeveri me Listen Srpska dhe me marrëveshjet e dëmshme për vendin, kanë shkuar shumë larg”, tha Kada-Bujupi, gjithashtu tha se për shkak të Listes Srpska ende nuk ka ardh ligji për ushtrinë në Kuvend. https://www.facebook.com/RrokumTV/videos/959254114112293/

Leave a Reply

Your email address will not be published.