Gurrakoci ka ndezur këmbanën e fundit në rrugën drejt fitores së kandidates Donika Kadaj-Bujupi në garën për kryetare të Komunës së Istogut.
Kandidatja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, znj. Donika Kadaj-Bujupi para qindra qytetarëve të Gurrakocit vendosi tabelën e prioriteteve në mandatin e saj si kryetare e Komunës së Istogut.
Infrastruktura, ndriçimi publik, sistemi i ujitjes, dhe rregullimi i trotuareve ishin disa nga premtimet që znj. Kadaj i bëri para të pranishmëve.
“Bashkë me ju do të punojmë që të përmirësojmë jetën në Gurrakoc. Ky numër i madh i të pranishmëve tregon se ka ardhur koha për ndryshime dhe ndryshimet vijnë me ju. Me ju nuk do të jemi vetëm në kohë zgjedhjesh, por çdoherë kur ju keni nevojë, për të përmirsuar jetën e juaj. Vendosja e tabelës së pritoriteteve tregon disa nga planet tona për Gurrakocin në mandatin tonë qeverisës, por puna jonë nuk do të ndalet me kaq sepse këta qytetarë meritojnë edhe më shumë” deklaroi Donika Kadaj-Bujupi.