Kandidatja për kryetare të komunës së Istogut Donika Kadaj-Bujupi, e shoqëruar nga kryetari i degës nga Aleanca për Ardhëmerinë e Kosovës Bekë Berisha dhe liderin e partisë z.Ramush Haradinaj mbrëmë në Hotel ‘Sirius’ mbajti tubim me Studentët Istogas të Universitetit të Prishtinës.
Donika Kadaj-Bujupi nisi prezantimin e saj të prioriteteve para qindra studentëve Istogas të cilët kanë ardhur për ta përkrahur me të drejtë vote znj.Kadaj-Bujupi.Ajo falemindëroi studentët për përkrahje dhe për përcjelljën e fushatës në Istog deri me sot, dhe kurajon të cilën po na japin për të vazhduar dhe realizuar rrugëtimin tonë drejtë finalizimit të fitorës me datën 3 nëntorë.
“E di që pritni se cilat do të jenë premtimet të cilat do të jenë garancione e që do ti japim sonte. Do të jemë shumë e drejtëpërdrejtë sepse gjithqka që folim në këtë takim është përpjekje për të bërë një kontratë bashkë me ju, bashkë me çdo njërin që sot jeni në fillim apo përfundim të studimeve e që nuk e keni të saktë ose të kjarte se çfarë do të ndodhë me ju edhe pas diplomimit, a do të mund të kthehëni të gjeni punë në Istog apo do të mbetëni në Prishtinë sikurse shumë të tjerë të diplomuar e që kanë mbetur pa punë apo punojnë si kamarier apo punë për të cilat nuk kanë studiuar dhe punojnë edhe pse nuk i përkasin profesioneve të tyre”, tha ajo.
Znj.Kadaj-Bujupi tha se pas 3 nëntorit të gjithë ata student të cilët plotësojnë mesatarën dhe kriterët do të angazhohemi që të ndajmë150 bursa, kurse 10 bursa për studime jashtë vendi.
Ndërkaq, lideri i Aleancës për Ardhëmerinë e Kosevës Ramush Haradinaj, foli para studentëve Istogas duke e percjellë edhe një herë vullnetin për vizionin dhe përkushtimin e tij dhe të AAK-së për Istogun dhe mbarë vendin
Ai foli për përmirësimin e gjithanshëm të kushteve për rininë e vendit tonë, përkushtimin dhe vizionin për hapjen e vendëve të reja të punës, krijimin dhe ndërtimin e mundësive dhe shanseve të reja për pun
Haradinaj u shpreh në mënyrë të veçantë duke thënë se një aset si Donika është një aset i çmuar në Aleancën për Ardhëmerinë e Kosovës,si dhe është një partnere e fuqishme për qeverisje lokale. Donika është një luftetare për të bërë Ndryshime e këto Ndryshime do ti sjellë vet ajo, sepse dita po vjen që të qeverisim sëbashku me ju me datën 3 nentorë. ’’Kosovës po i vijnë ditë të mira’’ tha ndër të tjera z.Ramush Haradinaj.