Shefja e Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi gjatë një konference të jashtëzakonshme për media të tre partive opozitare ka bërë thirrje që të anulohet seanca e nesërme me një pikë të rendit të ditës e që është Miratimi i Buxhetit për vitin 2016.
Kadaj-Bujupi edhe njëherë ka kërkuar heqjen e nënshkrimeve nga marrëveshja për Asociacionit e komunave serbe të arritur me Serbinë si dhe nga ajo për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
“Bëjmë thirrje për anulim të seancës si dhe fokusim tek heqja e nënshkrimeve” ka thënë ajo, njofton Klan Kosova.