Lajmet e fundit

Kadaj-Bujupi: Do t`i përsërisja veprimet për të cilat u arrestova

Deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi është kthyer në shtëpi pasditen e së mërkurës pas tre javë qëndrimi në burgun e Lipjanit.

Me këtë rast, ajo ka deklaruar se nëse është e nevojshme do t`i përsëris veprat e njëtja për të cilat edhe është arrestuar vetëm për të mos lejuar themelimin e Asociacionit dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ndryshe, Shefja e grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës masën prej 30 ditësh paraburgim që nga sot do ta vazhdojë në shtëpi nën masën e arrestit shtëpiak.

Kadaj-Bujupi ishte arrestuar më 18 nëntor për shkak se kishte hedhur gaz lotësjellës në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published.