Lajmet e fundit
Kadaj-Bujupi: Na kemi qenë të pregaditun për presione të ndryshme si ky i ambasadës (Video)

Kadaj-Bujupi: Na kemi qenë të pregaditun për presione të ndryshme si ky i ambasadës (Video)

Mysafirja e parë n’emisionin Rrokum Roll, ishte kryetarja e grupit parlamentar të AAK’s, Donika Kada Bujupi.

Me Kada-Bujupin u bisedue për reagimin e ambasadës së Gjermanisë dhe deklarates se ambasadores se, po u shkue në zgjedhje, atehere harrojeni liberalizimin e vizave.

“Na kemi qenë të pregaditun për presione të ndryshme si ky i ambasadës”, tha Kada-Bujupi, tue shtue se nuk ka pase presion ma të madh ne karrierën e saj, sesa ai kur Kryeministri e ka nenshkrue marrëveshjen e Asociacionit.

Simbas saj, githçka që ka ndodhe në këtë vend, ka qenë lufta për mbrojtjen e resurseve të vendit, ndërsa mbas 15 vjeteve – nënshkruhet marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Lajmin se zoti Ramush Haradinaj i ka dhanë 100 mijë euro për Listën Serbe, lajm që bani bujë edhe në Beograd, Kada-Bujupi tha se burimet e këtyne ‘informacioneve’, janë nga Qeveria e Kosovës, ku dyshohet se asht ndonji zyrtar nga radhët e LDK’s qe e e ka dhane kete ‘informacion’.

“Para se me u ba bllokada në Kuvend, zoti Haradinaj bashkë me AAK, ka punue për me ja ba me dije Qeverisë se po i humbin 10 mijë hektar tokë nga marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi”, tha Kada-Bujupi.

Nëse mendojnë se tue e tërhek zvarrë opozitën zgjidhen këto situata, tha Kada-Bujupi, atëherë le të veprojnë me dhunë. Por, na kemi me vazhdue me kambengul se këto marreveshje janë te damshme.

“Çfarëdo veprimi që vjen nga ana e Qeverisë, na jemi të gatshëm me e përballu”, ka theksue ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=4hFy-Fk5tXA

Leave a Reply

Your email address will not be published.