Lajmet e fundit

Kadaj-Bujupi: Po, unë e kam gjuajtur gaz lotsjellësin

Donika Kadaj Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pranuar se ka hedhur sot në seancë gaz lotsjellës. Ajo deklaroi se nuk kanë rrugë tjetër.

Ja deklarata e Kadaj-Bujupi

“E di qe kjo qe keni parë sot nuk është shfaqja më e mirë. Unë po, kam hedhur gaz lotsjellës. Kam hedhur sepse nuk na kanë lënë rrugë tjetër. Qeveria është përgjegjëse për të gjetur zgjidhje. Ne ju kemi tregu se si bëhet zgjidhja. S’ka kuptim te vazhdohet me seanca, pa ju dhënë zgjidhje marrëveshjeve!”, shkruan Donika Kada-Bujupi, shefe i Grupit Parlamentar të AAK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.