Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në fjalën e saj në tubimin mobilizues që opozita po mban në Prishtinë, ka thënë tha se kur ka filluar rezistencën ndaj së keqes qeverisëse, shumë njerëz nuk besonin në ta.
Por sot, pas gjashtë muajsh i gjithë populli u bind që gazi është e vetmja mënyrë për të dal nga dy marrëveshjet që qeveria e Kosovës ka bërë me Serbinë dhe Malin e Zi.
“Ne bashkë ja dolëm me i ndal marrëveshjet dhe do t’ia dalim për ta rrëzuar qeverinë që për kaq vite bënë dëme. Janë pushtetarët që bënë që të rinjtë ta humbin besimin. Ata janë njerëz që duhet të japin llogari për varfërinë në këtë vend. Varfëria është mungesë parash, mungesë investimi kur qeveria ta kthen shpinën, siç bëri kjo qeveri. Me 17 shkurt i gjithë populli do t’ia kthejë shpinën qeverisë dhe do ta bëjë të pa dukshme”, tha Kadaj Bujupi, duke i bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen opozitës më 17 shkurt në qendër të Prishtinës, përcjell Kosovapress.
Ndërkohë Shyqri Bytyqi, nga NISMA, tha se kjo opozitë ka arritur që të bashkohet për të mbrojtur Republikën. Nuk jemi vetëm si opozitë e bashkuar, por me ne janë edhe shumë qytetarë të këtij vendi që I bashkohen kauzës tonë.
“Ata (qytetarët) treguan se kur është në pyetje dëmi që po i shkaktohet vendit nuk ndalen. Protestën e solli jo vetëm angazhimi jonë por edhe qytetarët që e kuptuan se pas luftës së UÇK-së është momenti që secili qytetarë ka mundësi ta japi maksimumin për ta mbrojtur vendin e vet”, tha Bytyqi.