Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka ftuar opozitën që të marrin pjesë në seancën e Kuvendit dhe ta thonë atë që e mendojnë, pavarësisht a pajtohen apo jo. Ai tha se vendi i tyre është në Kuvendin e Kosovës.
Veseli nuk ka dashur të thotë nëse do të marr masa tjera në rast se opozita bllokon përsëri mbajtjen e seancës.
Ndërsa, ka ftuar presidenten që ta marr një iniciativë për një tryezë me liderët politik për të biseduar për shumë çështje. /KosovaPress/
…………………………….
Opozita bojkoton mbledhjen e Kryesisë, caktohen dy seanca
Opozita ka bojkotuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Megjithatë pa praninë e partive opozitare janë caktuar dy seanca.
Me 1 tetor do të mbahet seanca e Kuvendit për pikat e mbetura nga seanca e kaluar.
Ndërsa, seanca e re do të mbahet më 2 tetor. Raportimi i kryeministrit është lënë anash meqë Mustafa dhe një pjesë e kabinetit qeveritar është në SHBA.
Me kërkesë të grupit parlamentar të AAK-së, është tërhequr interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Memli Krasniqi./KosovaPress/
