Lajmet e fundit
Kadri Veseli: I papranueshëm pengimi i lirisë së fjalës

Kadri Veseli: I papranueshëm pengimi i lirisë së fjalës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka konsideruar të papranueshëm pengimin e lirisë së fjalës në Kuvend
Në një deklaratë të tij, Veseli ka thënë se Qeveria, ashtu sikurse deputetët e kanë të drejtënm e pacenueshme për t’i shprehur pikëpamjet e tyre në Kuvend.

Sipas Veselit, komunikimi, debati dhe respektimi i njëri-tjetrit janë vlerat që qytetarët i presin nga deputetët.

Po ashtu, Veseli e ka konsideruar veprim jodinjitoz sulmin me vezë ndaj kryeministrit Mustafa.

“Si kryetar i Kuvendit të Kosovës do të angazhohem maksimalisht për funksionimin demokratik të Kuvendit të Kosovës, sepse vetëm kështu i përmbushim obligimet ndaj qytetarëve të cilët na kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar”, ka përfunduar Veseli në deklaratën e tij.

Deklaratë e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.

Ndryshe sot parashihej të mbahej seanca ku kryeministri Mustafa do të raportonte për marrëveshjet e arritura në Bruksel në Serbi. Ky raportim u pamundësua pasi opozita e sulmoi kryeministrin me vezë dhe nuk e lejoi vazhdimin e seancës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.