Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli duket se nuk e ka pasur lehta ta menaxhoj situatën e fundit të krijuar nga opozita në Kuvend. Ai përmes një statusi të shkurtër në Facebook këtë menaxhim e ka krahasuar edhe me lirinë e vendit.
“Pamjet e fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe koha, do të dëshmojnë se a ishte më e vështirë të fitojmë lirinë apo ta menaxhojmë atë”, ka shkruar ai.
Veseli këtë postim e ka pasqyruar edhe me disa fotografi të seancës së sotme të Kuvendit.