Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar falje për shprehjen në drejtim të Albulena Haxhiut ku i tha “Ma hongsh..”.
Ja postimi i tij:
Në Seancën plenare të mbajtur sonte, në një moment gjatë përpjekjeve për të qetësuar situatën e krijuar jam shprehur në mënyrë joadekuate, shprehje me të cilën mund të preken nënat dhe motrat tona.
Dëshiroj t’ju kërkoj falje atyre nga thellësia e zemrës, duke filluar nga nëna ime, bashkëshortja ime dhe të gjitha nënave dhe motrave të Kosovës sonë.