Lajmet e fundit
Kadri Veseli me plan “B

Kadri Veseli me plan “B

Për ta shmangur bllokimin e foltores së Kuvendit të enjten, Kadri Veseli po planifikon që deputetëve të opozitës t’i jepet fjala nga ulëset e tyre. Nëse as ky plan nuk funksionon, parashihet involvimi i ndërkombëtarëve apo mbajtja e seancave të mbyllura.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, e ka planin “B” nëse opozita do ta bllokojë edhe të enjten foltoren e Kuvendit në shenjë pakënaqësie ndaj marrëveshjeve të fundit të arritura me Serbinë dhe Malin e Zi.

Burime të gazetës “Zëri”, në Kuvendin e Kosovës, bëjnë të ditur se Veseli fillimisht do të mundohet t’ia japë fjalën deputetëve të opozitës nga ulëset e tyre e jo nga foltorja, në mënyrë që të shmanget bllokimi i kësaj të fundit.

Nëse nuk do të funksionojë as ky plan, atëherë kryeparlamentari do t’i drejtohet për ndihmë shteteve të Quint-it si partnerë strategjikë të vendit, duke u munduar që bashkërisht ta gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme për funksionalizimin e Kuvendit.

Po qe se as me ndihmën e ndërkombëtarëve nuk do të gjendet zgjidhja, atëherë opsioni i fundit që po diskutohet është zhvillimi i seancave pa praninë e deputetëve të opozitës, derisa këta të fundit të pajtohen për zhbllokimin e Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.