Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me grupet parlamentare të partive pjesë përbërëse e Qeverisë, ka thënë se e respektojnë opozitën, por ka thënë se shpreson që nuk do të ketë më veprime si ato të fundit që kanë bllokuar mbarëvajtjen e seancave të Kuvendit.
“Opozita janë shumë të respektuar. Janë 31 deputetë. Ne do t’i krijojmë mundësi njëri-tjetrit që të dalim nga kjo situatë. Askush nuk ka të drejtë të bllokojë punën e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe askush nuk ka të drejtë të merr primatin rreth një të drejte. Kosova, të drejtat e qytetarëve, mbrohen vetëm përmes institucioneve, në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
“Sa më pak gaz lotsjellës, sa më pak sjellje jo-dinjitoze”, ka përfunduar Veseli.