Para pak çastesh, me një votim formal të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli u emërua ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së, raporton Telegrafi. Votimi i tij ishte unanim.
Ai do ta ushtrojë këtë detyrë deri në konventën e ardhshme, kur pritet të emërohet kryetar i këtij subjekti.
Veseli me këtë rast tha se edhe me të “PDK do të mbetet partia më e madhe”.
Në këtë takim po ashtu u konfirmua vazhdimi i koalicionit me LDK-në.
Zgjedhjet për të parin e PDK-së mbahen më 7 maj.