Lajmet e fundit

Kadri Veseli viziton familjen serbe në Gorazhdec

Këshilltari i Veselit, Driton Lajqi konfirmoi për “Zeri.info” se në ora 13:00 kryekuvendari së bashku me kryesinë e Kuvendit do të qëndrojnë në këtë fshat. Ndërkohë, mësohet se delegacioni i Kuvendit nuk do të ketë forca shtesë të Policisë me vete.

Ndryshe, një delegacioni i Qeverisë së Serbisë i kryesuar nga drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq kanë qëndruar dje në Gorazhdec. Gjuriq ka deklaruar se, sulmi i kryer është akt terrorist dhe për sigurinë e serbëve të këtushëm përgjegjës janë ekskluzivisht politikanët kosovarë.

Gjatë vizitës në monumentin e dedikuar viktimave nga bombardimet e NATO-s, ai iu ka drejtuar një porosi politikanëve shqiptarë:

“Ruani fëmijët serbë ashtu siç i ruani fëmijët tuaj. Për Serbinë, ju jeni përgjegjës për sigurinë e këtyre njerëzve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.