Lajmet e fundit

Kadriu e han bishtin e vet!

Kimete Berisha

M’paska pas marrë gjumi, më vjen keq pse nuk isha me juve mbrëmë pas mesnatës!

Ne që jemi rritur në protesta; që e kemi parë luftën; që kemi shpëtuar gjallë; që i kemi parë vëllezërit tanë duke na i rrahur e duke i vrarë, neve asnjë dramë nuk na duket e madhe, më e madhe se drama që e kemi ndjerë dhe e kemi parë.

Neve, ‘shoqërisë së vdekur të poetëve’, asgjë, bash-bash asgjë nuk na frikëson, nuk na tmerron, as nuk na zgjon prej gjumit që është gjysmë-vdekje, as frika nga vdekja.

Prandaj, ambasadori amerikan ‘tutsi’ duke mos e ditur ‘sa sahari’ rri zgjuar prej merakut që po bëhet nami, në orën 2 e 5 minuta dhe gëzimin e madh pse mbas mesnatës u mbaj seanca e Kuvendit në bufe, e ndan me shoqërinë e tij në Twitter.

E ne personazhet e përhershme të dramës shqiptare, ne bëjmë gjumë, sepse kemi parë drama më të mëdha.

Ne s’dimë çka është Drejtësia, të cilën e ndajnë dhe bëjnë çfarë të duan me të njerëzit e padrejtë dhe kriminelët.

Drama që vazhdoi mbrëmë pas mesnatës në Kuvend, e ka për regjisor Kadri Veselin, i cili po kujton se i ka ardhur dita që ta shërojë profilin e tij nga vetitë e egra dhe të tmerrshme që ia kanë atribuar si ish shef i ShIK-ut.

Kadria do që me çdo kusht të duket ‘i butë’, fragjil, i ndjeshëm, e jo qysh na kanë mësuar LDK-ja neve popullin se Kadri Veseli ishte një ‘Gestapo’ që shkelte mbi xhenaze dhe syri vërr si bënte.

Gati arriti të na bind ‘butësia’ e tij, ama e tradhtoi goja, gjuha që është armiku më i madh i tij.

Kadriu i tha Albulenës ‘ma hongsh’, populli po kujton që e ka pasur fjalën për m.t, ama jo zemër, meshkujt gjithmonë e kanë fjalën për penisin e tyre kur të thonë ‘ma hëngsh’.
Femrat kur të thonë ‘ma hëngsh’, dijeni se e kanë fjalën për jashtëqitjen e tyre.

Po.
Paradite kur nga dritarja e zyrës sime i pashë gazetarët e shoqërisë civile në marsh me çadra të bardha kundër dhunës së opozitës në Kuvend, m’u kujtua arkivoli i Veton Surroit, kur si pop i mirëfilltë e ‘varrosi’ dhunën shqiptare anipse ajo vinte prej serbëve, dhe ende pa i ra dheu fytyrës, dhuna u ringjall!

I thashë Kimetes, nëse do të pyeteshin këta pleq të papërmirësueshëm, pjesëmarrës të marshit të paqes, ne ende do të ishim duke ndez qirinjë netëve pa gjumë, duke rivarrosur dhunë, duke kujtuar se paqa është liri, e duke mos e ditur (siç e dinë amerikanët) se paqe pa liri nuk ka, se ‘paqa është armëpushim’ (td).

Katarsisi i çmendurisë në Kuvend u arrit me miratimin e projektligjit për Shëndetin Mendor.
Ti beso se ky është fenomen botëror dhe siç do të thoshte Borhesi jo, po Danillo Kishi, kësaj metafore i thonë ‘pjesëmarrje e Zotit në aktin e krijimit’!

Një ditë a dy para se të rregullohej me ligj e ardhmja e të sëmurve mendor, shteti i Kosovës ia fali 7 muaj burg prokurorit Nazmi Mustafi, i dënuar për ryshfet, me arsyetimin se Nazmiu ka hyrë në një fazë depresioni.
Në mungesë të Ligjit për depresion, Nazmiun nuk e çuan për t’i qetësuar nervat në senatorium po e çuan në shtëpi.

Përveç depresionit, shteti e mori parasysh edhe pendimin e prokurorit të korruptuar.
Shteti, si tempull fetar në Bagdat, tregoi se Nazmiu është penduar që ka marrë ryshfet dhe ia ka dhënë fjalën shtetit se kurrë më nuk do të merr ryshfet!

E Presidentja e lavdëron veten në Al Jazeera, kur pritet nga Ajo ta ulë kokën para këtij vendimi të padrejtë të Drejtësisë, aq më tepër se Nazmiu ishte shef i Task Forcës kundër korrupcionit.

(Presidentja i tregoi botës arabe në gjuhën angleze, se përveç ajo (njeri i gjallë prej politikanëve) nuk doli t’u thotë ‘udha e mbarë’ popullit shqiptar që po ikte masivisht).

P.S. Përveç Ligjit për shëndet mendor, tani do kemi edhe bulevardin ‘Dëshmorët e kombit’ në Tiranë, nëpër të cilin Edi Rama ka vendosur të mbjell parqe siç i ka quajtur ai ‘parqe për meditim dhe soditje’.
Edhe këtu kemi të bëjmë me një metaforë dhe me ‘pjesëmarrjen e Zotit në aktin e krijimit’, sepse parqet do të mbillen në bulevardin e ‘Dëshmorëve të kombit’ që do të thotë se paqa u takon dëshmorëve, jo njerëzve të gjallë.
Sado-kudo dikush do të përfitojë nga idea hyjnore e Edi Ramës: shqiptarët këmbëkryq do të sodisin femrat
kah kalojnë bulevardit, se për të meditur nuk meditojnë shqiptarët.

Edhe ky shkrim i imi duhet të ketë një metaforë, duhet të jetë ‘pjesëmarrje e Zotit në aktin e krijimit’.
Nëse intuita është zëri i Zotit, atëherë Zoti po thotë se nuk ka moral një qeveri, një president dhe një kryekuvendar që e ka të mbyllur derën e Kullës së Jasharve, prandaj këta lypin me ua llapangjeshë fytyrës!

Leave a Reply

Your email address will not be published.