Lajmet e fundit

KADRIU: Kosova e izoluar ka hyrë në ditët e saj kritike

Kosovës i është refuzuar liberalizimi i vizave nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Pas këtij lajmi jo të mirë për Kosovën ka reaguar edhe deputetja e pavarur në Kuvendin e Kosovës, Margarita Kadriu.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se Kosova e izoluar ka hyrë në ditët kritike të saj, njofton gazeta Kosova Sot Online.

Poashtu, deputetja Kadriu thotë se ky vit i qeverisjes së ‘elefantëve oligarkë’, mund të konstatohet se ishte një qeverisje e degradimit.

Ja dhe postimi i plotë i deputetes Kadriu në Facebook:

Pas një viti qeverisës të koalicionit LDK-PDK, Kosova mbetet e izoluar pa viza shengen e lëvizje të lirë dhe pa kurrfarë rrugëdalje. Sundimi i ligjit ka mbetur pjesë e refreneve tallëse e mashtruese të zyrtarëve të lartë në konferenca shtypi, por në realitet drejtësi në Kosovë nuk ka. Sot, deputetët e opozitës po futen një nga një në burg. Me demokracinë e zëvendësuar me oligarkinë dhe të rrezikuar nga anarkia e krijuar në vend dhe në Kuvendin e gazit lotsjellës, Kosova ka hyrë në ditët e saj kritike. Në krye të një viti të qeverisjes së “elefantëve oligarkë”, lirisht mund të konstatohet se kjo në fakt ishte qeverisje e degradimit dhe një tentativë e sundimit pa ligj dhe mbi ligjin.

(Kosova Sot)

Leave a Reply

Your email address will not be published.